IMT dhe Policia Bashkiake shembin godinën pranë shkollës “Ismail Qemali”, Benet Beci: Oborret pronë e qytetarëve
Një hapësirë e zaptuar prej kohësh në oborrin e shkollës “Ismail Qemali” në Shkodër i është rikthyer nxënësve dhe mësuesve, pas ndërhyrjes së Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe Policisë Bashkiake. Kryebashkiaku Benet Beci thotë se hapësira e liruar do t’i shërbejë sërish qëllimit të saj arsimor, duke garantuar kushte më të përshtatshme për nxënësit. Autoritetet theksojnë se oborret e shkollave janë pronë publike dhe u përkasin fëmijëve të qytetit. Për të aksioni është pjesë e një filozofie të qartë për mbrojtjen e hapësirave publike dhe nuk përbën një veprim të izoluar apo simbolik. Ai paralajmëroi se çdo ndërhyrje e paligjshme në tokë publike do të përballet me ligjin, duke nënvizuar se rregulli është i panegociueshëm. Postimi i plotë Hapësira e zaptuar brenda oborrit të...
Burimi:
kohajone.com