Impiante jashtë funksionit dhe dete të ndotura/ Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e ujërave

Impiante jashtë funksionit dhe dete të ndotura/ Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e ujërave

Trajtimi i ujërave urbane duhet të jetë funksion publik, i centralizuar dhe i monitoruar. Fragmentimi i tij në qindra impiante individuale rrit rrezikun e ndotjes së heshtur.Në fund të vitit 2023, Shqipëria u zgjua në “emergjencë mjedisore”. Qeveria paralajmëroi se ujërat përgjatë bregdetit po ndoteshin në nivele alarmante, duke kërcënuar shëndetin publik dhe imazhin turistik të vendit.Zgjidhja u shpall e shpejtë dhe e prerë: një akti normativ si ndërhyrje urgjente për të ndalur ndotjen e bregdetit. Por ndërsa emergjenca u shpall në emër të mjedisit, pasojat ranë diku tjetër.Vetëm pak javë më vonë, një udhëzim i përbashkët i dy ministrive, asaj të Infrastrukturës dhe e Energjisë dhe të Ministrisë së Turizmit dhe të Mjedisit, i detyroi operatorët turistikë përgjatë vijës bregdetare të instalojnë impiante private për trajtimin e ujërave...