Ilir Proda i përjashtoi, por Komisioni i Ankimit rikthen në detyrë drejtuesit e policisë në Lezhë
Komisioni i Ankimimit në Policinë e Shtetit ka ndryshuar vendimin fillestar të Standardeve Profesionale të dhënë pak javë më parë për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës. Masat ishin kërkuar nga ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, i cili u shkarkua nga detyra. Për ish-drejtorin Altin Mena, burime bëjnë me dije se është vendosur shtyrje gradimi për 3 muaj, duke rrëzuar masën e parë që ishte ulje në gradë për 5 vjet. Për zv/drejtorin për rendin, Taulant Gjoka, u vendos shtyrje afati gradimi për 6 muaj, duke rrëzuar vendimin fillestar për përjashtim nga policia. Përjashtim fillimisht pati edhe për shefin e Komisariatit të Lezhës, Oltion Gjoni, por Komisioni i Ankimit vendosi ta rrëzojë, duke dhënë vendim shtyrje afati gradimi për 1 vit. Edhe për zv/drejtorin...
Burimi:
kohajone.com