“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup
Deklaratat e zv. kryeministrit Aleksandar Nikolovski, ku ai përmendi Shqipërinë dhe rastin e ish-presidentit, Ilir Meta, kanë nxitur reagim nga Ambasada e Shqipërisë në Shkup. “Po, po, kryetari i mëparshëm i Partisë Socialiste, kryeministër, kryetar i Kuvendit, ministër i Punëve të Jashtme dhe president i shtetit, së pari e rrahu dhe pastaj e la në paraburgim. Nuk ka dosje, por dy vjet po e mban në paraburgim. Një personi të tillë i përuleni dhe i njëjti është miku juaj”, tha Nikolovski. Ambasada thekson se nuk përfshihet në debatet e brendshme politike të vendit pritës dhe apelon për përgjegjësi institucionale dhe komunikim të matur. “Ambasada ndjek me vëmendje dhe analizon çdo zhvillim me interes në vendin ku është e akredituar, por ka një qëndrim të qartë...
Burimi:
top-channel.tv