Ilir Meta dënon dhunën ndaj avokatit të tij
Ilir Meta ka reaguar pas dhunës ndaj avokatit të tij. Ai shkruan: “Dënoj me ashpërsi sulmin ndaj Avokatit Kujtim Cakrani nga dy banditë, të cilët jo vetëm duhet të identifikohen, por edhe të vendosen para ligjit sa më shpejt. Nuk është hera e parë, që sulmohen avokatët sepse jetojmë në një regjim ku ata konsiderohen jo vetëm të panevojshëm, por edhe problematikë. Solidaritetin tim të plotë me Avokatin Cakrani, me familjen e tij, si edhe me të gjithë kolegët!”.
Burimi:
kohajone.com