Ilir Beqaj ftesë gjyqtarëve për të parë sterilizimin

Ilir Beqaj ftesë gjyqtarëve për të parë sterilizimin

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj fton trupën gjykuese ndaj tij në Gjykatën e Posaçme të shkojë e ta shohin vetë si është zbatuar kjo kontratë. Nga kafazi i sallës së gjyqit, ish-ministri i akuzuar për vjedhje në formën e grupit të strukturuar kriminal, Beqaj tha se duhej bërë tani, pasi më vonë nuk kishte më kuptim. “Kontrata për të cilën jemi këtu mbaron më 8 mars. Unë do të doja të shkoni ta vizitoni vetë realitetin e kontratës. Prokurorët nuk e bënë kurrë. Se sipas tyre, u bëmë grup kriminal tre veta vetëm për të vjedhur. Është ftesë, asgjë më shumë. Mbaron për tre javë dhe pastaj nuk ka kuptim”, u shpreh ai. Kërkesa e Beqajt mbeti vetëm në kufijtë e një deklarimi në sallën...