ILD regjistron hetim disiplinor ndaj Irena Gjokës, shkak dënimi në Greqi

ILD regjistron hetim disiplinor ndaj Irena Gjokës, shkak dënimi në Greqi

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka regjistruar një hetim disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka në lidhje me dënimin ndaj saj nga drejtësia greke, të padeklaruar në formularin e dekriminalizimit. Sipas ILD, ekzistojnë dyshime të arsyeshme që magjistratja Irena Gjoka ka kryer veprime ose mosveprime që përbëjnë shkelje disiplinore. Në janar, Prokuroria e Përgjithshme i bëri me dije shkresërisht Këshillit të Lartë Gjyqësor se Irena Gjoka rezultonte të ishte e dënuar nga Gjykata e Janinës, Greqi, në vitin 2005 me 3 muaj burg dhe 1500 euro gjobë; se ky dënim ishte konvertuar në gjobë me 4.4 euro dita; se vendimi ishte arkivuar dhe nuk ishte ekzekutuar. Në mbledhjen e 30 janarit, me shumicë votash, KLGJ vendosi të mos niste verifikim të statusit...