ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Gjoka, reagon Kalaja: ‘Rrugë të mbarë’ Irena me 3 mbiemra…

ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Gjoka, reagon Kalaja: ‘Rrugë të mbarë’ Irena me 3 mbiemra…

Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka nisur hetimin disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka. Më 20 shkurt, ILD ka njoftuar Adriana Kalanë se, pas shqyrtimit fillestar të ankesës, ka konkluduar se ekzistojnë dyshime të arsyeshme që magjistratja Irena Gjoka ka kryer veprime/mosveprime, të cilat përbëjnë shkelje disiplinore. Për këtë arsye, është vendosur fillimi i hetimit disiplinor me iniciativë dhe me nismë të ankuesit ndaj magjistrates znj. Irena Gjoka, gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në nenin 123, 124 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Akuzat ndaj Gjokës u bënë publike pasi ajo firmosi masat e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me dosjen “Partizani”....