Iku rehatia/ Rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak, nevojë strategjike për Shqipërinë

Iku rehatia/ Rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak, nevojë strategjike për Shqipërinë

Rikthimi i debatit mbi shërbimin e detyrueshëm ushtarak nuk është më një temë periferike për nostalgjikët ose për ata që ëndërrojnë ditët e vjetra të detyrimit të përgjithshëm. Profesor Kristaq Xharo, ekspert i sigurisë dhe ish-zëvendës përfaqësues ushtarak i Shqipërisë në NATO, thotë për Albanian Post se ky rikthim është “një nga treguesit më të mprehtë të përkeqësimit të mjedisit të sigurisë”. Historikisht, tregon ai, shoqëritë nuk hapin diskutime të tilla në periudha rehatie strategjike; ato bëjnë këtë vetëm kur garancitë tradicionale duken të pamjaftueshme dhe shtetet ndjejnë nevojën për të rritur jo vetëm kapacitetet ushtarake, por edhe gatishmërinë shoqërore për kriza. Pyetja që lind për Shqipërinë është e thjeshtë në formë, por komplekse në përmbajtje: a duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak të rikthehet si...