IKMT nis shembjen e shtëpive! Banorët e Urës së Dajlanit bëjnë rezistencë: Ku do i lej kalamajtë, jemi në rrugë

IKMT nis shembjen e shtëpive! Banorët e Urës së Dajlanit bëjnë rezistencë: Ku do i lej kalamajtë, jemi në rrugë

PAMJE NGA NGJARJA DURRËS-Fadromat e IKMT shkuan tek Ura e Dajlanit për të shembur shtëpitë e ndërtuara pa leje mbi kanalin kullues. 20 familje të komunitetit rom dhe egjiptian kanë bërë rezistencë duke mos lejuar mjetet e punës së IKMT-së për të vijuar me shembjet. Është dashur ndërhyrja e policisë për të larguar banorët nga zona, për të lejuar vijim e zbatimit të planit. Më 21 janar ata janë njohur me vendimin e IKMT-së, pasi ndërtesat pengojnë qarkullimin e ujit, i cili do te zgjerohet pas përmbytjeve të fundit në Durrës. Institucionet shtetërore nuk u kanë lënë kohë të përmbushet as afati ligjor prej 10 ditësh për të gjetur një strehë tjetër. Aktualisht, 3 prej tyre janë shembur dhe banorët kanë mbetur në qiell të...