IGJEUM/ Fundjava me reshje, rrezik për vërshime uji në zonat urbane

IGJEUM/ Fundjava me reshje, rrezik për vërshime uji në zonat urbane

Instituti i Gjeoshkencës ka ndarë një parashikim mbi situatën meteorologjike të kësaj fundjave. Sipas të dhënave të motit, e shtuna dhe e diela do të shoqërohen nga reshje shiu në pjesën më të madhe të qarqeve në vend, teksa nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës në zonat malore. Po ashtu, paralajmërohet se nga reshjet mund të krijohen problematika të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane. Sot pasdite (e shtunë, datë 7) dhe nesër (e diel, datë 8) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Durrës, ndërsa në qarqet Shkodër, Elbasan dhe Fier priten reshje mesatare. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Reshjet priten të shoqërohen me...