IdentiTek informon: Çdo ditë në çdo zyrë mund të rinovoni dokumentat e indentifikimit
Ministria e Brendeshme informon se tashmë qytetarët mund të rinovojnë dokumentet e identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, kudo në Shqipëri Me udhëzimin e ri, për të gjitha riaplikimet për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti, (standarde ose të përshpejtuara), procedura mund të kryhet pranë çdo zyre aplikimi të IdentiTek në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht njësisë ku qytetarët janë të regjistruar në Gjendjen Civile. Ky lehtësim synon të rrisë aksesueshmërinë dhe fleksibilitetin e shërbimit për qytetarët, si dhe reduktuar kohën e kostot e lëvizjes. Nga ky ndryshim përjashtohen rastet kur pasaporta e fundit është aplikuar përpara vitit 2012. Këto aplikime do të vijojnë të kryhen vetëm në zyrat sipas vendbanimit të qytetarëve, në përputhje me procedurat në fuqi. Karta e identitetit tërhiqet pranë...
Burimi:
gijotina.com