Identifikohet një nga personat që dhunoi avokatin e Ilir Metës (Emri)
Një ditë më parë avokati i njohur Kujtim Cakrani u dhunua në Vlorë nga dy persona dhe për pasojë u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë mësohet se Skerdilajd Xhindi është personi që ka goditur me dorezë hekuri avokatin Cakrani. Ditën e djeshme avokati i njohur i Vlorës dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, u dhunua rreth orës 13:30 në ambientet e një karburanti në qytetin e Vlorës. Në dëshminë e tij, avokati Cakrani, tha se dy persona të panjohur për të e kanë sulmuar në momentin që ai po furnizohej me karburant në hyrje të Vlorës. Fillimisht, ata e kanë ofenduar dhe sharë, ndërsa dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të një parkimi , edhe pse avokati shprehet se...
Burimi:
gijotina.com