I vuri gjobë zyrtarit, arrestohet gazetari! Mori 5 mijë euro
Gazetari Elio Laze është arrestuar nga Policia e Tiranës për gjobëvënie. Ai drejton portalin Priza.al, i kishte vënë gjobë 20 mijë euro Klaus Shaqirit, zyrtar i Institutit të Shëndetit Publik. Ky i fundit mësohet se ka qenë personi që ka bërë kallëzimin edhe pranë bluve të Tiranës. Hetimet janë kryer nga prokurori Asllan Bajramaj. Në momentin e arrestimit gazetarit i janë gjetur 5 mijë euro, shumë kjo e gjobës që Laze i kishte vënë zyrtarit të ISHP-së. Pjesën tjetër të gjobës, pra 15 mijë euro, gazetari do i merrte me 3 këste. Ndaj tij rëndon akuza për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”. Elio Laze prej vitit 2021 drejton portalin Priza.al. Më 28 maj të vitit 2021 ai është arrestuar nga policia për...
Burimi:
kohajone.com