I vuri gjobë 20 mijë euro zyrtarit, Apeli i Tiranës lë në qeli gazetarin Laze
Këtë të hënë Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm lë në fuqi vendimin e Gjykatës penale Tiranë për Elio Lazen. Gazetari do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, pasi Apeli rrëzoi kërkesën e tij për zëvëndësim të masës së sigurisë “arrest në burg”. Laze u arrestua një muaj më parë me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, pasi një zyrtar i Inspektorati Shëndetësor Shtetëror, bëri denoncim pranë autoriteteve, se gazetari Eljo Laze, pronar i portalit “Priza.al” i bënte shantazh përmes publikimit në kohë të ndryshme të disa lajmeve kundër tij, dhe për t’i fshirë ato, në këmbim, i kërkonte 20 mijë euro.
Burimi:
kohajone.com