I vuri flakën një dyqani dhe tentoi të digjte gomisterinë, arrestohet 52-vjeçari në Mirditë (EMRI-VIDEO)

I vuri flakën një dyqani dhe tentoi të digjte gomisterinë, arrestohet 52-vjeçari në Mirditë (EMRI-VIDEO)

pamje nga policia MIRDITË- Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia e Mirditës, pasi akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme ndaj dy bizneseve në këtë zonë. Autori, Luan Vuka alias Artan Vuka, dyshohet për djegien e qëllimshme të një dyqani me materiale të përdorura dhe tentativën për të djegur një gomisteri.  Sipas njoftimit të policisë, 52-vjeçari rezulton me precedentë kriminalë, i dënuar më parë për dhunë në familje, goditje të punonjësve të policisë, dëmtim prone dhe armëmbajtje pa leje.   Njoftimi: Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”. Dogji te tregu i qytetit një dyqan me materiale të përdorura dhe tentoi të digjte edhe një gomisteri, falë reagimit të shpejtë e profesional të Policisë, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga një 52-vjeçar. Autori i dyshuar, me precedent kriminal...