I vunë zjarrin dy automjeteve dhe një dyqani në Vlorë, shpallen në kërkim 2 autorët (EMRAT)
PAMJET NGA VENDNGJARJA VLORË-Policia e Vlorës ka zbardhur dy raste të shkatërrimit të pronës me zjarr në Vlorë, ndërsa janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët. Bëhet fjalë për Franëesko Isufaj dhe Izom Shehaj. Konkretisht 27-vjeçari Isufaj dyshohet se i vendosi flakën dy makinave tip ‘Benz’ dhe ‘BMW’ në lagjen Pavarësia në fillim të këtij muaji. Ndërkohë 34-vjeçari dyshohet se ka djegur një dyqan në pronësi të shtetasit P.R, më 3 mars. Si pasojë e zjarrit pati vetëm dëme materiale. Njoftimi i policisë: Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe punës së pandërprerë të specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, është bërë i mundur dokumentimi i dy rasteve të veprës penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, si dhe identifikimi dhe shpallja në kërkim e dy shtetasve...
Burimi:
zeri.ai