I vunë tritolin në makinë Oltjon Klosit, 7 të arrestuar, porosinë e dha nga burgu autori i vrasjes së Klevis Lleshit (EMRAT)
Oltjon Klosi TIRANË-7 persona u angazhuan në vendosjen e tritolit në automjetin e 36-vjeçarit, Oltjon Klosi, ngjarje e ndodhur më 10 mars në rrugën “Vasil Ndoçka”, Tiranë. Policia ka zbardhur ngjarjen ku ka vendosur në pranga 7 persona nga grupi kriminal, si dhe ka sekuestruar biçikletën e përdorur në ngjarje nga autori, rrobat e përdorura, automjetet me të cilat kanë lëvizur të dyshuarit dhe aparatet celularë të tyre. Konkretisht lënda eksploziv është vendosur nga një 32-vjeçar, i cili është kapur nga kamerat e sigurisë me biçikletë teksa vendoste tritolin. Ky i fundit është ndihmuar nga tre persona të tjerë, të cilët e kanë ndihmuar të largohet me automjet nga vendi i ngjarjes dhe më pas e kanë strehuar. Të arrestuarit janë Jurgen Gjonaj, 32 vjeç, Renato Balla, 25 vjeç, Kristjan Ahmerama 24...
Burimi:
zeri.ai