I vodhi çantën me një shumë parash 66-vjeçares, arrestohet 52-vjeçari në Elbasan
Një 52-vjeçar është arrestuar në Elbasan, në kuadër të operacionit policor “Identifikimi”. Ky shtetas i vodhi me dhunë çantën me një shumë parash një 66-vjeçareje në rrugë. Policia gjeti në banesën e 52-vjeçarit, çantën e vjedhur, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i policisë Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Identifikimi”. I vodhi me dhunë çantën me një shumë parash, një 66-vjeçareje, në rrugë, Policia identifikon, kap dhe vë në pranga 52-vjeçarin. Gjendet në banesën e 52-vjeçarit dhe sekuestrohet çanta. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, dje, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Visarion Xhuvani”, një shtetaseje i kishin vjedhur me dhunë çantën e dorës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit. Si rezultat i...
Burimi:
kohajone.com