I vihet tritoli një makinerie në kompaninë e inerteve në Mirditë, forcat xhenerike në vendngjarje

I vihet tritoli një makinerie në kompaninë e inerteve në Mirditë, forcat xhenerike në vendngjarje

tritoli i vendosur MIRDITË-Një sasi lënë eksplozive është konstatuar pranë makinerive të një kompanie inertesh në zonën e Spaçit, në Mirditë.  Lënda plasëse është vënë re nga punonjësit e kompanisë, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Fatmirësisht ajo nuk ka shpërthyer. Në vendngjarje pritet të mbërrijnë forcat xheniere për të bërë çaktivizimin e lëndës plasëse, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vendosjes së saj.