I vendosi tritolin makinës së agjentit të Krimeve! Autori lihet në ‘arrest shtëpie’: Nuk kam lidhje
PAMJE NGA VENDNGJARJA LEZHË- Fatjon Rrika, 32 vjeç, autori i dyshuar i ngjarjes së 15 marsit, ku një sasi tritoli shpërtheu në automjetin në pronësi të agjentit të krimeve në Policinë e Lezhës, 41-vjeçari Gent Gjetja, është liruar nga burgu. Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. 32-vjeçari me precedent penal në Itali, për vjedhje me armë nuk ka pranuar të ketë lidhje me këtë ngjarje. Rrika u arrestua dy ditë pas ngjarjes më 17 mars, teksa lëvizte me të njëjtin motor të cilin e përdori për të vendosur lëndën eksplozive në automjetin e Gjetjas. Një hetim ka nisur edhe për babin e tij, pasi gjatë kontrolleve në banesë u gjet një armë gjahu, e cila posedohej pa leje. Kërkimet vijojnë për autorin e dytë./ZËRI
Burimi:
zeri.ai