“I transferuam 20 metra larg”/ Mungesa e energjisë në QSUT, flet shefi i shërbimit Lilaj: Defekti ishte i rëndë…
Krenar Lilaj, shefi i Sherbimit Anestezi Reanimacionit në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë ka treguar se çfarë ndodhi një ditë më parë me ndërprerjen e energjisë elektrike. Në një komunikim për mediat ai tha se defekti ishte tepër i rëndë, por theksoi se pacientët me aparat të ventiluar janë të pajisur me ‘backup’, duke mundësuar funksionimin edhe pas ndërprerjes së energjisë. “Trajtimi i këtyre të sëmurëve vazhdoi normalisht. Jo vetëm trajtimi i asistencës respiratorë, por edhe trajtimi në vazhdim pasi këta të sëmurë mjekimin marrin përmes aparateve që janë me beckup. Flitej për një defekt të rëndë dhe koha e rikthimit të energjisë ishte e pa konfirmuar. Në këto kushte për të shmangur mosfunksionimin e një kohëshëm, të disa aparateve respiratorë vendosëm kalimin...
Burimi:
sot.com.al