“I thoni Ballukut të shikojë Fierin”, Korreshi publikon videon: Zjarrfikësja e Lushnjës shpërndan ujë për banorët
Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka publikuar një video ku shihet zjarrfikësja e Lushnjës teksa shpërndan ujë për banorët e Fierit. Me anë të një postimi në Facebook, Korreshi shkruan se banorët e Fierit kishin disa ditë pa ujë, ndërsa i bën thirrje Belinda Ballukut që të lërë Tropojën ku ishte sot dhe të shkojë në Fier. “Zjarrfikësja e Bashkisë Lushnje shpërndan uji për banoret e Fierit se njësoj si ne Vlore kishin 5 dite pa uje. Ça Turpiii!! Po keta e mbushin neper kanale kur fikin zjarre. O Fier ku arrite. Ju 12 Deputetet e Fierit te P… S…. I thoni Ballukut ta leri Tropojen po te shikoj Fierin. Ja kaq!”, shkruan deputeti i PD.
Burimi:
gijotina.com