I skeduar më parë/ Pjesë e trafikut të kokainës në Itali, 35-vjeçari shqiptar kapet duke e shpërndarë nëpër qytet…

I skeduar më parë/ Pjesë e trafikut të kokainës në Itali, 35-vjeçari shqiptar kapet duke e shpërndarë nëpër qytet…

Një 35-vjeçar shqiptar, i dyshuar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin, është arrestuar në Itali. Operacioni u krye nga hetuesit e Policisë së Arezzo, kundër aktivitetit të paligjshëm të trafikut të lëndëve narkotike. Gjatë mbikëqyrjes së tyre, oficerët vunë re një makinë që lëvizte në mënyrë të dyshimtë nëpër rrugët e qendrës së Arezzos. Shoferi ishte një shqiptar, i njohur tashmë për forcat e rendit për një vepër penale të mëparshme të lidhur me drogën. Dyshues për lëvizjet e tij, oficerët vendosën ta ndiqnin nga larg. Mjeti fillimisht u drejtua drejt një shtëpie fshati në zonën Cortona-Camucia , përpara se të kthehej në një zonë të izoluar pak jashtë qytetit. Ndalimi u bë në momentin që shqiptari po shiste dozën e radhës tek...