I skaduar që në prillin e kaluar, Dogana e Durrësit “kap në flagrancë subjektin”, bllokon 7.6 tonë miell

I skaduar që në prillin e kaluar, Dogana e Durrësit “kap në flagrancë subjektin”, bllokon 7.6 tonë miell

foto ilustruese DURRËS- Dega e Doganës Durrës ka bllokuar mbi 7.6 tonë produkte ushqimore të skaduara. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bën me dije se gjatë kontrollit në një subjekt tregtar, u konstatuan dhe sekuestruan 2.500 kg miell orizi dhe 5.150 kg miell për pica.  Në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, strukturat doganore kanë nisur procedurat përkatëse deri në asgjësimin e plotë të mallit, teksa Drejtoria e Doganave thekson angazhimin për garantimin e sigurisë ushqimore.  Njoftimi i plotë:  Dega e Doganës Durrës, gjatë kontrollit fizik në ambjentet e një subjekti tregtar, i pajisur me autorizim për përdorimin e Regjimit të Përpunimit Aktiv, ka bllokuar mallra që u kishte kaluar afati i përdorimit, referuar datës së skadencës. Nga punonjësit e doganës është bllokuar sasia 2.500 kg...