I shpëtoi jetën qytetarit nga djegia e molotovit në protestën e PD, Proda nderon me çmim efektivin
Ilir Proda, Marsel Bicja dhe Elton Alushi TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i ka akorduar “Certifikatë për Shërbime të Dalluara” inspektorit Marsel Bicja, i cili ndërhyri në kohë për të shuar flakët që përfshinë një person në protestën e opozitës para Kryeministrisë më 22 dhjetor. “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për aktin e humanizmit dhe profesionalizmit të treguar gjatë ushtrimit të detyrës, ku me ndërhyrje të menjëhershme dhe vendimtare shpëtoi jetën e një qytetari, duke vënë në plan të parë mbrojtjen e jetës njerëzore, si një nga vlerat më të larta dhe misioni kryesor i Policisë së Shtetit”,- thuhet në certifikatë. Certifikata iu dorëzua nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit gjatë festës së fundvitit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Drejtori...
Burimi:
zeri.ai