I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet turku në Morinë
FOTO ILUSTRUESE KUKËS- Një 31-vjeçar turk është arrestuar në pikët Kufitare Morinë, teksa ka tentuar të hyjë në Shqipëri. Ai rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike nga autoritetet austriake. Gjykata e Vjenës ka vendosur ndaj 31-vjeçarit turk, masën e sigurisë “Arrest në burg”. Njoftimi: I shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike nga autoritetet austriake, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në hyrje të RSh-së, 31-vjeçari turk. Si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe i verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me shërbimet e...
Burimi:
zeri.ai