I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Shkodër 33-vjeçari i akuzuar për drogë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Shkodër 33-vjeçari i akuzuar për drogë

Një shtetas 33-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet britanike është arrestuar nga Policia në Shkodër. Sipas Policisë, bëhet fjalë për shtetasin, Bruno Bushi, banues në fshatin Premal. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimin në Mbretëria e Bashkuar, pasi Gjykata e Magjistraturës në Westminster, Mbretëria e Bashkuar, ka lëshuar ndaj tij, urdhër arresti për veprën penale “Shkelja e ligjit për lëndët narkotike”, kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.