I shoqëruar nga ‘Shqiponja’ e ‘Operacionalja’, Durim Bami mbërrin në Rinas!

I shoqëruar nga ‘Shqiponja’ e ‘Operacionalja’, Durim Bami mbërrin në Rinas!

Durim Bami TIRANË-Durim Bami, i njohur si 'I forti' i Niklës ka mbërritur në Rinas pas ekstradimit nga Dubai. Në Aeroportin e Rinasit, Bami u shoqërua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forca Kombëtare e Sigurisë, Forcat “Shqiponja” dhe nga Policia e Burgjeve. Bami u arrestua në Dubai dy vite më parë, më 12 qershor të vitit 2024, teksa ishte shpallur në kërkim me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit Revanshi.  Aktualisht çështja penale ndaj Durim Bamit është përfunduar dhe dërguar në gjyq nga SPAK. Ndërsa akuzat zyrtare kundër tij janë të rënda si ajo e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen”, të Hektor alias Tori Xheçuka dhe Erigers Mihasit kryer...