I shkaktoi shtetit francez 2.5 mln euro dëm, kapet gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri 61-vjeçari italian

I shkaktoi shtetit francez 2.5 mln euro dëm, kapet gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri 61-vjeçari italian

Një 61-vjeçar italian është kapur gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri, pasi ishte shpallur në kërkim nga Franca. Sipas uniformave blu, shtetasi Vito Cardinale, i ka shkaktuar Francës 2.5 mln euro dëm duke shmangur TVSH-në gjatë transaksioneve të disa kompanive franceze. Gjatë verifikimeve të detajuara në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiv parandalimin e paligjshmërive në kufi, si dhe lëvizjen ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas kanë konstatuar se një shtetas që synonte të hynte në Republikën e Shqipërisë, ishte aktualisht në kërkim nga autoritetet franceze. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të operacionit “The Wanted”, bënë ndalimin, me qëllim ekstradimin në Francë, të shtetasit italian, Vito Cardinale, 61...