I shkaktoi shtetit francez 2.5 milionë euro dëm, arrestohet 61-vjeçari italian në Rinas
Një 61-vjeçar nga Italia është vënë në pranga nga policia në Rinas. Sipas njoftimit të policisë Vito Cardinale i ka shkaktuar shtetit francez, rreth 2.5 milionë euro dëm, duke shmangur TVSh-në gjatë transaksioneve të disa kompanive franceze. Njoftimi i policisë: I shkaktoi shtetit francez, rreth 2.5 milionë euro dëm, duke shmangur TVSh-në gjatë transaksioneve të disa kompanive franceze, kapet gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri, 61-vjeçari nga Italia. Gjatë verifikimeve të detajuara në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiv parandalimin e paligjshmërive në kufi, si dhe lëvizjen ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas kanë konstatuar se një shtetas që synonte të hynte në Republikën e Shqipërisë, ishte aktualisht në kërkim nga autoritetet franceze. Në vijim të veprimeve...
Burimi:
kohajone.com