I sapo dalë nga bankat e shkollës, 24-vjeçari emërohet zv.drejtor i Portit Durrës (Emri)

I sapo dalë nga bankat e shkollës, 24-vjeçari emërohet zv.drejtor i Portit Durrës (Emri)

Në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme të infrastrukturës detare në vend, është rikthyer një post që kishte vite që ishte zhdukur nga organigrama. Në Autoritetin Portual Durrës është emëruar një 24-vjeçar, Rubin Rredhi, në detyrën e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm, një pozicion që nuk ekzistonte më prej disa vitesh. Ky funksion ishte hequr nga struktura organizative gjatë kohës kur drejtimin e institucionit e mbante Pirro Vengu aktualisht ministër i Mbrojtjes, i cili kishte vendosur ta eliminonte nga organigrama e APD-së, duke marrë pushtet absolut pa patur nevojën e një zëvendësi. Tashmë, posti është rikthyer dhe i është besuar një emri të ri, vetëm 24 vjeç, duke sjellë jo pak diskutime për këtë lëvizje në portin më të madh të vendit. 24-vjeçari Rubin Rredhi...