I riu shqiptar humb jetën në aksident rrugor në Itali, familja e 24-vjeçarit apel për ndihmë për t’i sjellë trupin në Shqipëri
Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në Siçili të Italisë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur edhe 6 persona të tjerë. Përplasja ndodhi në orët e para të mëngjesit, më 1 mars në autostradën Naro–Camastra, ku një automjet u përplas me një kamion mallrash. Flori Topalli, emigrant në Itali ishte 24-vjeçari shqiptar që humbi jetën. Familjarët e të riut kanë bërë apel për ndihmë financiare për transportimin e trupit të tij nga Italia në Shqipëri ku do të mbahet dhe ceremonia mortore. Mediat e huaja bëjnë me dije se edhe 6 të plagosurit janë shtetas shqiptarë. Ndërkohë shoferi 39-vjeçar i makinës ku udhëtonte Topalli, është në gjendje të rëndë. Ai fillimisht u dërgua në spitalin “Barone Lombardo”...
Burimi:
top-channel.tv