I riu që befasoi me fjalimin para Kryeministrisë, përmend edhe Zegjinenë: Më thyhet zemra kur shoh brezin tim pa shpresë
I riu Alessandro Xhufi, anëtar i Departamentit Brain Gain të Partisë Demokratrike, mbajti një fjalim ndryshe në protestë, ku i bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen për të shporrur qeverinë Rama Ai tha se i “thyhet zemra” kur sheh pallate madhështore pa drita dhe qytete pa të rinj, duke e cilësuar këtë si një pasqyrë të realitetit të emigrimit masiv. Xhufi kritikoi gjithashtu klimën politike në vend, duke shprehur pakënaqësi për sjelljen e përfaqësuesve në Parlament. Fjala e plotë Mirëmbrëma të dashur vëllezër dhe motra, demokratë dhe demokrate, shqiptarë dhe shqiptare. Sot më mbushet zemra plot me mall, sepse shoh ju. Shoh fytyrat tuaja.Shoh sytë tuaj. Shoh një popull që ka vuajtur, por që kurrë nuk është dorëzuar. Ju jeni luftëtarë të lirisë. Dhe liria nuk...
Burimi:
kohajone.com