I riu me “BMW X5” me shpejtësi të frikshme “fluturoi” nga mbikalimi te ura e Dajlanit, 18-vjeçarja ndërroi jetë në vend, si ndodhi aksidenti tragjik

I riu me “BMW X5” me shpejtësi të frikshme “fluturoi” nga mbikalimi te ura e Dajlanit, 18-vjeçarja ndërroi jetë në vend, si ndodhi aksidenti tragjik

Zbardhen detaje nga aksidenti që i mori jetën një 18-vjeçareje mbrëmjen e së enjtes në Durrës. Mësohet se automjeti i tipit ‘BMW X5’ ka qenë me shpejtësi të lartë, çka dyshohet se ka sjellë rënien e makinës nga ura e Dajlanit. Si pasojë e aksidentit, humbi jetën një 18-vjeçare, ndërsa drejtuesi i mjetit, një 26-vjeçar nga Fieri, mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital. Sipas policisë vendore, të plagosur kanë mbetur edhe dy këmbësorë, përkatësisht 33 dhe 35 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit ndërhynë për nxjerrjen e personave nga automjeti, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Në mbikalimin e Urës së Dajlanit, së fundmi po kryhen punime riparuese. Dyshohet se shpejtësia në lëvizje dhe...