I qëllimshëm? Si nisi zjarri që shkrumboi magazinat dhe dyqanet te “Ish-Dinamo”, miliona euro dëme

I qëllimshëm? Si nisi zjarri që shkrumboi magazinat dhe dyqanet te “Ish-Dinamo”, miliona euro dëme

si nisi zjarri TIRANË- Ky është momenti kur nis zjarri me përmasa të mëdha në një magazinë në zonën e 5 Majit në Tiranë, pranë tregut “Ish-Dinamo”. Si pasojë e zjarrit, i cili vazhdoi prej 5 orësh, janë djegur rreth 200 dyqane. Situata ishte teje e vështirë ku në ndihmë erdhën përforcime nga shërbimet zjarrfikëse të bashkive Vorë, Kamëz dhe Elbasan, si dhe ndërhyrje nga Ushtria. Shumica e dyqaneve tregtonin produkte elektroshtëpiake, ndërsa dëmet sipas pronarëve të tyre janë të pallogaritshme. Një pjesë e tregtarëve jashtë kamerave janë shprehur se zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi në zonën në fjalë pritet që të ndërtohen pallate. Pas shumë orësh lufte zjarri tek ish uzina Dinamo u vu nën kontroll, por nuk është shuar plotësisht. Herë pas...