I përmendur në dosjen Epstein, Bill Gates: Pendohem për çdo minutë që kam kaluar me të
Bill Gates ka deklaruar se pendohet për “çdo minutë” që kaloi me të dënuarin për abuzim seksual, Jeffrey Epstein, duke mohuar akuzat e përfshira në emailet e publikuara nga autoritetet amerikane javën e kaluar. “Për çdo minutë që kalova me të, pendohem dhe kërkoj ndjesë”, tha Gates për 9News Australia në një intervistë të transmetuar të mërkurën. Pasi Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së publikoi gati 3 milionë faqe të reja me dokumente të lidhura me Epstein javën e kaluar, dolën në sipërfaqe email-e të padërguara që bënin pretendime për Gates. “Me sa duket, Jeffrey i shkroi një email vetes. Ai email nuk u dërgua kurrë. Emaili është i rremë,” tha Gates. “Nuk e di se çfarë mendonte ai aty. A po përpiqej të më sulmonte...
Burimi:
kohajone.com