I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ja pse u shty seanca ndaj Amar Shkëmbit

I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ja pse u shty seanca ndaj Amar Shkëmbit

Në seancën në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lidhur me atentatin ndaj ish-deputetit Arjan Ndoja te mbikalimi i Shkozetit, avokati i Amar Shkëmbit ka pretenduar se klienti i tij ka probleme të shëndetit mendor. Adriatik Cami tha se kanë bërë kërkesë në disa institucione e spitale për vizita nga të cilat është konstatuar se Shkëmbi nuk është në gjendje të mirë të shëndetit mendor. Si rrjedhojë, ai thotë se s’mund të vijojë seanca në themel pa praninë e tij. Ndërsa SPAK tha se s’ka kërkesë me shkrim për ekspertim dhe dokumentet mund të vlerësohen vetëm nga një grup ekspertësh. Kërkesa e avokatit nuk u mor në konsideratë nga gjykata për shkak se i pandehuri ka qenë i pranishëm seancën e kaluar....