I pengon lëvizjen, 35-vjeçari i diagnostifikuar me sklerozë multiple apelon për ndihmë
Në Lagjen Sheq i Madh të Fierit, 35-vjeçari Saimir Jakuza po përballet çdo ditë me një betejë të vështirë për jetën. I diagnostikuar katër vite më parë me sëmundjen e sklerozës multiple, gjendja e tij shëndetësore është rënduar vazhdimisht, duke ia bërë thuajse të pamundur ecjen dhe kryerjen e aktiviteteve më të thjeshta të përditshme. Pas shumë kontrolleve dhe trajtimeve në spital, Saimiri vijon të humbasë aftësinë për të lëvizur normalisht. Në raportet mjekësore përcaktohet qartë se ai nuk është në gjendje të kryejë asnjë lloj pune, megjithatë ndihma ekonomike që përfiton është vetëm 5 mijë lekë në muaj, shumë që sipas tij nuk mjafton as për blerjen e medikamenteve.Në gjendje të rënduar fizike dhe emocionale, ai shprehet se ka nevojë të vazhdueshme për kujdes,...
Burimi:
ntv.al