I pandehur për korrupsion në zgjedhje, kryebashkiaku i Vaut të Dejës: S’kam blerë vota

I pandehur për korrupsion në zgjedhje, kryebashkiaku i Vaut të Dejës: S’kam blerë vota

I pandehur nga SPAK për korrupsion në zgjedhje, por i pyetur si dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj tij, kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, mohoi të ketë ofruar përfitime në këmbim të votës. Kristian Shkreli: Nuk kam ofruar dhe nuk kam premtuar asgjë në këmbim të votës. Fshati Stajkë kishte problematika me energjinë elektrike që nga viti 2019. Unë çdo ditë bëj telefonata për problemet e banorëve. Edhe sot mund të jem në përgjim; dje kam marrë një drejtor tjetër, sepse kishte problem me dritat në një fshat tjetër. Marr edhe drejtorin e spitalit kur ka problematika dhe më vijnë ankesa. Mesazhi që prokuroria thotë ‘jepi zjarr’ i referohet faktit që kam kërkuar që në takimin elektoral, i cili ishte planifikuar, të kishte brohoritje...