I njëjti që i dha telefonin Erion Veliajt në furgonin e burgut, KUSH është efektivi që qëlloi për të trembur Ndocin gjatë arratisjes
Fatjon Baci dhe Altin Ndoci DURRËS-Detaje të reja janë zbardhur nga arratisja e Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit. Në shkallët e spitalit është gjetur dhe gëzoja nga e shtëna e armës së policit të Burgjeve, i cili iu vu pas për ta ndaluar. "Në shënjestër' zbulon se efektivi i burgjeve, i cili ka ndjekur Ndocin gjatë momentit të tij të largimit, madje duke qëlluar edhe një herë në ajër, është identifikuar si Fatjon Baci. Baci është i njëjti efektiv, i cili vitin e kaluar është përfshirë në një tjetër episod të shqyrtuar nga drejtësia, por këtë herë me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Efektivi i ka dhënë telefonin e tij Veliajt në furgonin e burgut, teksa ky i fundit transportohej nga paraburgimi i Durrësit drejt...
Burimi:
zeri.ai