I moshuari abuzoi me 12-vjeçaren në Pogradec, të afërm të autorit të dyshuar flasin për TCH: Jemi të tronditur, ka edhe vetë 4 vajza

I moshuari abuzoi me 12-vjeçaren në Pogradec, të afërm të autorit të dyshuar flasin për TCH: Jemi të tronditur, ka edhe vetë 4 vajza

Një ngjarje e rëndë është zbuluar sot në Pogradec. Një 12-vjeçare pas një vizite në spitalin e Korçës, ka rezultuar shtatzënë, rreth 22 javëshe. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar me njohje familjare me familjen e të miturës. Kushëriri i autorit të dyshuar dhe gruaja e tij kanë folur për Top Channel. “Ai person është i mirë, nuk është aq i keq, nuk kam dëgjuar llaf të keq për të. Unë tani e mora vesh. Unë s’di gjë, u trondita. Njihet si burrë i mire në fshat. Ne nuk kemi ndjerë asgjë. Familjen e vajzës nuk e njoh, nuk ja kam idenë fare. Nga i njëjti fshat jemi por nuk e di unë se çfarë...