I morën 55 mijë euro biznesmenit Papuçi, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjykatë dy ish-prokurorët e Sarandës

I morën 55 mijë euro biznesmenit Papuçi, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjykatë dy ish-prokurorët e Sarandës

Dy ish-prokuroret TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet për dy ish-prokurorët, Kledian Llaho dhe Çlirim Shahini, dhe ka dërguar në gjykatë kërkesën për kalimin e çështjes për gjykim. Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, akuzohet nga SPAK për korrupsion, ndërsa ish-prokurori tjetër, Çlirim Shahini, i cili ushtron profesionin e avokatit, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Ish-prokurorët e Sarandës dyshohen se u përfshinë në një aferë korrupsioni për zbutjen e masës së sigurimit ndaj shtetasit Pando Papuçi, i cili ishte shpallur në kërkim për ndërtim pa leje. Organi i akuzës dyshon se dy ish-prokurorët i kanë kërkuar Papuçit shumën totale prej 55 mijë eurosh, në këmbim të ndërhyrjes në procedurat gjyqësore, me synim zbutjen e masave të sigurisë. Hetimet kanë evidentuar se Papuçi ishte...