I morën 20 mijë € duke i premtuar se do ta ndihmonin në ekstradimin e vëllait, SPAK çon për gjykim dosjen

I morën 20 mijë € duke i premtuar se do ta ndihmonin në ekstradimin e vëllait, SPAK çon për gjykim dosjen

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq tre persona, njëri prej të cilëve është edhe ish-gardisti Zef Mali, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Të pandehur janë edhe bashkëpunëtori i ish-gardistit Mali, Kreshnik Domi dhe Jemine Çoku – të cilët akuzohen për të njëjtën vepër penale Sipas SPAK  Zef Mali, në bashkëpunim me Domin i kanë kërkuar dhe marrë të pandehurës, Jemine Çoku prej 20.000 euro duke i premtuar se do ta ndihmonin në përshpejtimin e procedurave dhe veprimeve juridike për ekstradimin e vëllait të saj, Kujtim Çeliku nga Turqia drejt Shqipërisë. Në kohën kur Zef Mali ka kryer këtë veprim mbante detyrën e oficerit të Shtabit për Menaxhimin e Forcave...