I mituri në Kukës në pranga, dyshohet për shpërndarje kokaine
Një 17-vjeçar është vënë në pranga në qytetin e Kukësit, pasi dyshohet se merrej me shitjen e lëndës narkotike kokainë. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Start 2”, i cili ka çuar deri tani në ndalimin e katër personave të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. Sipas njoftimit të Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, strukturat hetimore vijojnë zbatimin e operacionit, duke ndaluar edhe të miturin, banues në Kukës. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 17-vjeçari dyshohet të ketë bashkëpunuar me tre shtetasit e arrestuar më herët në kuadër të të njëjtit operacion. Autoritetet bëjnë me dije se, në bashkëpunim me organin e akuzës, po vazhdojnë hetimet për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore edhe persona të tjerë që...
Burimi:
kohajone.com