I mituri e goditi 16-vjeçarin 4 herë me thikë/ Si sherri mes dy te miturve mund te kishte perfunduar ne tragjedi

I mituri e goditi 16-vjeçarin 4 herë me thikë/ Si sherri mes dy te miturve mund te kishte perfunduar ne tragjedi

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me konfliktin mes dy të miturve dje në Delvinë, i cili përfundoi me plagosjen e një 16-vjeçari me mjet prerës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur më 4 mars pranë Gjimnazi “Sulejman Delvina”, në lagjen “Sinan Ballati”. Dy adoleshentë, të moshave 15 dhe 16 vjeç, fillimisht janë përfshirë në një konflikt verbal brenda ambienteve të shkollës, i cili më pas ka vijuar edhe jashtë saj pas përfundimit të mësimit. Burime nga vendngjarja me dije se në momentin kur nxënësit kanë dalë jashtë 15-vjeçari dyshohet se ka përdorur një thikë, duke goditur disa herë bashkëmoshatarin e tij 16-vjeçar dhe duke i shkaktuar plagë në trup. I plagosuri është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore dhe raportohet se ndodhet...