I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari (Emri)
Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Maqedonia e Veriut për tre vrasje të kryera në vitin 2007 është arrestuar në Tiranë. Besim Sherifi u lokalizua dhe u kap në zonën e Liqenit të Thatë, ku fshihej prej kohësh duke përdorur dokumente të falsifikuara. Policia bëri me dije se i arrestuari kishte siguruar pasaportë, kartë identiteti dhe leje drejtimi të falsifikuara, të lëshuara në emër të një shtetasi nga Kosova. Dokumentet u sekuestruan gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij. Sherifi akuzohet se më 5 tetor 2007, në fshatin Kopanica të Shkupit, ka vrarë me armë zjarri tre persona. Për këtë vepër penale, Gjykata e Shkupit i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa legjislacioni penal i Maqedonisë së Veriut parashikon dënim...
Burimi:
gijotina.com