I kërkuar nga GJKKO për mashtrim nëpërmjet ‘call center’/ Ekstradohet 35-vjeçari shqiptar nga Gjermania, i dënuar më herët ‘arrest me burg’

I kërkuar nga GJKKO për mashtrim nëpërmjet ‘call center’/ Ekstradohet 35-vjeçari shqiptar nga Gjermania, i dënuar më herët ‘arrest me burg’

Është ekstraduar nga Gjermania për në Shqipëri 35-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Eltion Logu, pjesë e një grupi kriminal që nëpërmjet mashtrimit në call center u vidhte para qytetarëve. Njoftimi: Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”. Pjesëtar i një grupi kriminal që nëpërmjet mashtrimit në call center, iu shkaktoi qytetarëve, rreth 187 000 euro dëm, ekstradohet nga Gjermania, 35-vjeçari. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Wiesbaden, në vijim të operacionit të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Gjermania në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. L., 35 vjeç, të lindur në Tropojë. Në muajin korrik 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë...