“I kërkoi ndihmë ChatGPT-së për t’i dhënë fund lidhjes”/ Vrasja brutale e 13-vjeçares shqiptare në Itali, zbulohen detaje të reja nga krimi

“I kërkoi ndihmë ChatGPT-së për t’i dhënë fund lidhjes”/ Vrasja brutale e 13-vjeçares shqiptare në Itali, zbulohen detaje të reja nga krimi

Detaje të reja janë zbuluar nga vdekja tragjike e 13-vjeçares shqiptare, Aurora Tila, e cila u shty nga ballkoni nga ish i dashuri i saj. Pyetjet që 13-vjeçarja i kishte drejtuar inteligjencës artificiale ChatGPT janë bërë pjesë e provave kyçe në procesin gjyqësor ndaj autorit të vrasjes së saj, shkruajnë mediat italiane. Kjo evidentohet në vendimin e Gjykatës së të Miturve në Bolonjë, e cila dënoi me 17 vite burg ish-të dashurin e saj, në kohën e ngjarjes 15 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi më 25 tetor 2024 në Piacenza, ku e mitura humbi jetën pasi u hodh nga ballkoni i një ndërtese. Sipas hetimeve, Aurora kishte kërkuar ndihmë nga inteligjenca artificiale për të kuptuar marrëdhënien që po përjetonte, duke pyetur nëse duhej ta përfundonte...