‘I kam refuzuar dorëheqjen Ballukut’, Rama: Nuk ka prokuror dhe gjykatës që t’i diskutojë vendimet tona
Duke vazhduar të bëjë avokatin në mbrojtje të ushtares së tij të besuar, kryeministri Edi Rama tha sot se Belinda Balluku i ka dorëzuar tre herë dorëheqjen nga funksionet si zv.kryeministre dhe ministre, por të tre herët ai e ka refuzuar. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, ku u bënë me dije ndryshimet ligjore, kryeministri theksoi se nuk ia pranuar dorëheqjen sepse do të bëhej fjalë për një largim që kalon jashtë territorit të pushtetit ekzekutiv. Rama tha se nuk do ta pranojë dorëheqjen “deri kur të plotësohen kushtet”. Dhe kur të plotësohen kushtet, shtoi ai, “s’e përcakton dot as prokurori, as gjykatësi i seancës paraprake, as media dhe as gjyqi popullor.” “Belinda Balluku ma ka dorëzuar tre herë dorëheqjen. I kam atje në...
Burimi:
gijotina.com